Zbulimet e mëdha historike/ Studiuesi: Mungon reagimi i akademikëve që mbulojnë fushat e kërkimit historik

schedule08:45 - 18 Nëntor, 2024

schedule 08:45 - 18 Nëntor, 2024

Studiuesi, Prof. Dr. Irakli Koçollari ka folur në emisionin “ABC e Mëngjesit” për tre zbulimet arkelogjike me rëndësi të veçantë historike për shqiptarët. Ai u ndal te varret monumentale mbretërore në vendbanimin e fisit ilir të Enkelejve.

“Veç helmetës, janë gjetur helmeta ilire në Strugë. Është monumentale dhe është ruajtur në mënyrë perfekte”.

Sakaq, studiuesi theksoi se për këto zbulime të mëdha, mungojnë reagime të studiuesve dhe akademikëve që mbulojnë fushat e kërkimit historik. Ai foli dhe për linguistikën, gjuhën shqipe, historinë dhe debatet rreth saj, duke marrë shembullin e studimit të shkencëtarit gjerman të gjuhës, i cili deklaroi se shqipja është 8 mijë vjeçare.

“Ky është një shqetësim tani më jo vetëm qytetar. Në qoftë se shikojmë Çabejn dhe studiuesit e tjerë merren me fondin e fjalëve, përpara kësaj ne nuk e kemi të shkruar, nuk e kemi gjetur.

Unë e dëgjova në intervistë studiuesin gjerman dhe ai argumentoi që është kështu. Mund të jetë dhe më e vjetër, por unë po marrë artefaktet mbi të cilat kanë studiuar, tha ai”./abcnews.al