Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar barazimin e parë në këtë edicion të UEFA Nations League, me “Kuqezinjtë” që në kanë ndarë pikët me Çekinë në “Air Albania”, me sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, që u mbyll në shifrat 0-0.
Në vend të Manajt e Brojtës të dëmtuar e Dakut të pezulluar tekniku Sylvinho vendosi të përdorë për më shumë se 85 minuta Indrit Tucin, i cili me përfundimin e ndeshjes u shpreh se sfida ishte shumë e vështirë për shkak të dueleve fizike, teksa më tej shtoi se pati goxha probleme edhe tek marrja e topave të gjatë.
“Ishte ndeshje e vështirë, shumë duele, shumë duele fizike, mbrojtësit ishin nga 2 metra, 25 minutat e para nuk bëmë mirë, pastaj u mblodhëm si ekip dhe pjesën e dytë bëmë më mirë. Çekët luajnë një kundër një, dhe do të markojnë në çdo anë të fushës. Kur bëmë 3-4 pasime bashkë dolëm shumë rrezikshme, duhet ta kishim bërë më përpara.
Hasa vështirësi tek topat e gjatë, njëri bënte bllok ndërsa tjetri kërcente me kokë. Shpresoja të bëja më mirë, por ishte shumë e vështirë, sepse duhet të luftoja me 2 lojtarë njëherazi”,- u shpreh Tuci. /i.m /abcnews.al