Kombëtarja e Shqipërisë nuk shkoi më shumë se barazimi 0 me 0 përballë Çekisë, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, të UEFA Nations League.
Pas këtij rezultati, të themi të kënaqshëm, disa fjalë i tha edhe “ylli” i krahut të majtë të mbrojtjes, Mario Mitaj, i cili vuri në dukje pikën e fortë të kundërshtarit, fizik, e më tej bëri disa kritika për repartin ofensiv të skuadrës tonë.
“E dinim që Çekia është ekip shumë i fortë, sidomos fizikisht, bëmë gabim 20 minutat që i lamë të luajnë. Ato 2-3 raste që kemi duhet t’i shfrytëzojmë sa më mirë. Kishim fat, mbrojtëm mirë se nuk na shënuan gol vetëm duhet të përmirësojmë sulmin.
Plani ndonjëherë është thjesht të gjejmë sulmuesin, të fitojmë topin e dytë. Ky ishte plani të gjejmë sulmuesin kryesor.
Unë thjesht mundohem çdo lojë të përmirësoj këtë pjesë të lojës, që të dal më shumë dhe të ndihmoj në sulm. Do mundohem të dal më shumë dhe të ndihmoj skuadrën me rastet që do ketë”,- u shpreh “ylli kuqezi”. /i.m /abcnews.al