Dy martirët Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq janë shpallur të lumë këtë të shtunë. Mesha e shenjtë u mbajt në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër dhe u drejtua nga i dërguari i posaçëm i Papa Françeskut, eminenca e tij Kardinal Marcello Semeraro.
Kardinali shqiptar, Ernest Troshani Simoni, tregoi periudhën që ka kaluar me At Luigj Paliq. Në meshë ishin të pranishëm ipeshkvijtë e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë.
Pas 38 martirëve që u shpallën të lumë në vitin 2016, bashkë me Atë Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli numri i tyre shkon në 40. Ky është një moment historik dhe i lavdishëm për kishën katolike në Shqipëri.