Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit

schedule18:31 - 15 Nëntor, 2024

schedule 18:31 - 15 Nëntor, 2024

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, i ka vizituar objektet kryesore në nëntokë të Iranit për pasurimin e uraniumit, Fordoë dhe Natany, raportuan mediat shtetërore iraniane të premten.

Ato nuk dhanë më shumë hollësi rreth vizitës së tij në këto zona.

Irani i ka kufizuar inspektimet në zonat e veta bërthamore dhe ua ka ndaluar disa inspektorëve të IAEA-s hyrjen në objektet për pasurim të uraniumit.

Grossi ndodhet në Iran në përpjekje për të gjetur zgjidhje diplomatik, ku paralajmëroi ditë më parë se “hapësira për negociata… po zvogëlohen” për programin e avancuar bërthamor të Iranit.

Teherani ngul këmbë se synimet e saj bërthamore janë “paqësore”.