Pritjes po i vjen fundi.
Pas afro 24 orëve, Kombëtarja “Kuqezi” do të nisë sfidën e 4-t të rrugëtimin të tyre, në UEFA Nations League, ku ashtu si në edicionin e kaluar janë pjesë e Ligës B.
Kësaj radhe, “Kuqezinjtë” do të kenë përballë Republikën Çeke dhe siç e do zakoni një ditë para sfidës është zhvilluar edhe konferenca zyrtare për shtyp, nga ku së bashku me teknikun Sylvinho është edhe qendërmbrojtësi, Arlind Ajeti.
“Shtatlarti” i prapavijës u shpreh se skuadra është gati për sfidën e nesërme ndaj çekëve, teksa më tej theksoi se “Kuqezinjtë” janë gati për të siguruar vendin e parë në Grupin B1, si dhe kualifikimin në edicionin e radhës të Kupës së Botës.
“Kemi gjithë cilësitë e duhura për të arritur edhe kualifikim në Botëror, por është rrugë e gjatë deri aty, megjithatë në qoftë se të gjithë japim maksimumin do të arrimë edhe ty.
Shpresoj që nesër të shoh ekipin që pashë në Gjeorgji. Të gjithë i dimë cilësitë e Çeksië, jemi përgiatur mirë dhe nesër shpresojmë t’i dalim. Chory është një lojtar shumë i rëndësishëm për Cekinë. Është afro dy metra i fortë fizikisht, por shpresoj që nesër tt’i dal ta ndaloj .
Besoj se mund t’ia dalim prap ndaj Cekisë. I kemi prapë kualitetet dhe cilësitë për të marrë një rezultat pozitiv.
Megjithaë, gjitha janë të mundur në futboll, por siç thatë unë besoj te aftësitë e çdo lojtari që ka ekipi ynë. Ne synojmë vendin e parë, gjithçka është e mundur, por me cilësitë që kemi besoj se nuk do të dështojmë”,- u shpreh “ylli” i prapavijës. /i.m /abcnews.al