Në panairin e 27 të librit, “Pegi” vjen me propozimet pikante në stendën e saj. Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, Loreta Behrami nga shtëpia botuese “Pegi”, foli për libran e rinj që janë sjellë për lexuesin.
Një prej të cilave është “Jeta e shkurtër e Lukas Santanës”, nga Elvira Dones, një libër u shpreh ajo mbi dënimin kapital dhe mbi jetë të margjinalizuara.
“Jeta e Lukas Santanës është historia e djalit të SHBA i dënuar padrejtësisht me vdekje në SHBA, sipas meje është deri diku një libër politik. Vjen me përkthimin e Aida Baros dhe besoj ka bërë një punë shumë të mirë.”, shpreh ajo.
Gjithashtu një tjetër libër është “Më quajnë Lusi Barton”, nga Elizabeth Strout.
Në këtë libër rrëfehet një vetmi, se si një e kaluar që mundohesh ta shmangësh të izolon, pra edhe njerëzit më të afërt nuk të njohin vërtet kurrë.
“Për këtë libër jam menduar shumë vite që ta botoj, është letërsi vërtet e mirë. Është një shkrimtare esenciale që me pak fjalë thotë shumë dhe do të thoja është shkrimtarja e heshtjeve”, tregoi ajo.
/abcnews.al/