Gazetari dhe botuesi Ilir Ikonomi thotë se libri në Shqipëri duhet sponsorizuar.
Në emisionin ‘Real Story” në ABC News, Ikonomi u shpreh se librat për gjuhën shqipe, janë në një treg fare të vogël.
Ndërsa biotuesja Loreta Berhami deklaroi se shqiptarët lexojnë, por nuk ka rritje, si në vendet e tjera të Ballkanit.
Ilir Ikonomi: Libri duhet sponsorizuar, absolutisht ne nuk jemi Hollywood që nxjerr veten. Hollywood nuk e ka problem, bën një film, paratë dalin dhe mjaftojnë. Dihet që për librat gjuha shqipe ekziston në një treg fare të vogël. Shteti duhet të paguajë faturat librarive, një pjesë të qirave, mund të paguajë faturën e eneregjisë elektrike, gjëra të tilla. Ka shumë mënyra sesi mund të ndërhyjë shteti. Libri fizik dominon.
Loreta Berhami: Ka që lexojnë. Njerëz si puna jonë do kishin dalë nga qarkullimi prej kohësh. Ka shumë botues. Është edhe konkurrenca midis nesh. Emigrantët mund të lexojnë shqip, do ishte mirë të lexonin shqip. Libri i shkruar shqip, lexojnë, nuk është se trendy nuk ka ardhur në rritje. Ata që kanë mbetur, lexojnë më shumë. Nuk ishte më si 15 vite më parë. Nuk ka pasur një rritje, Duhet të kishte një rritje, siç ka pasur në disa vende të Ballkanit.
Arlinda Dudaj: Në Evropë, po t’i referohesh shifrave, dominon libri fizik. Unë dëgjoj libra, nuk ka lidhje me kohën. Edhe kur eci, dua ta kem librin, ta shfrytëzoj kohën në maksimum. Kjo është puna që bëj unë. Nuk ka gjë të keqe edhe audio. Ka pasur disa tendenca, por duke qenë gjuhë e vogël, nuk kemi kaq shumë vend./abcnews.al