Komanda Qendrore e SHBA ka thënë se forcat e saj goditën objektet e shumta të ruajtjes së armëve në Jemen të shtunën dhe të dielën.
“Këto objekte strehonin një sërë armësh konvencionale të avancuara të përdorura nga Houthi-t e mbështetur nga Irani për të shënjestruar anijet ushtarake dhe civile të SHBA-së dhe ndërkombëtare që lundrojnë në ujërat ndërkombëtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit”, tha CENTCOM në një deklaratë sot.
Ai shtoi se sulmet u kryen në përgjigje të sulmeve të përsëritura të Houthi-ve ndaj “anijeve ushtarake dhe civile të SHBA-së dhe ndërkombëtare që lundrojnë në ujërat ndërkombëtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit”.
Houthi-t janë zotuar të sulmojnë anijet në rrugët ujore në shenjë solidariteti me palestinezët në Gaza.