“Njerëzit kanë nevojë për gjithçka”/ OKB: Ndihma për Gazën nuk është e mjaftueshme

schedule19:30 - 12 Nëntor, 2024

schedule 19:30 - 12 Nëntor, 2024

OKB-ja paralajmëroi të martën se nivelet tashmë të ulëta të ndihmave që rrjedhin në Gaza ishin ulur më tej, me situatën në veriun e rrethuar veçanërisht “katastrofike”.

“Njerëzit këtu kanë nevojë për gjithçka,” tha Louise Waterridge, një oficere e urgjencave të UNRWA, duke folur në një konferencë për mediat në Gjenevë përmes një lidhjeje video nga Gaza.

Ndërsa Izraeli tha se po hapte një vendkalim shtesë ndihme në Gaza në prag të një afati të vendosur nga SHBA për të përmirësuar kushtet humanitare në territor, Waterridge tha se “ndihma që hyn në Rripin e Gazës është në nivelin më të ulët në muaj”.

“Mesatarja për tetorin ishte 37 kamionë në ditë në të gjithë Rripin e Gazës… Kjo është për 2.2 milionë njerëz,” shtoi ajo.