Starova: Ahmataj i di problemet e Tiranës, por edhe fërgesa do kohë

schedule23:26 - 25 Nëntor, 2019

schedule 23:26 - 25 Nëntor, 2019

Trajneri i njohur shqiptar, Sulejman Starova, është i ftuar në Pressing, në ABC Neës. Përveç disa temave të tjera, Starova u ndal edhe te situata te Tirana, me trajnerin Ahmataj.

TIRANA – “Në këto kushte, nuk kanë bërë mirë deri më tani. Trajneri kishte fajet e tij që bëri ekip për kampion vetëm në sulm, ndërsa në mbrojtje erdhën vetëm Osmani dhe Vangjeli. Trajneri i parë kishte kohë të punonte për mbrojtjen.

Pastaj erdhi Ahmataj. Siç e dimë ne, e di edhe ai, që te Tirana ka probleme në mbrojtje. Duhet kohë që të rregullohen problemet në futboll dhe jo me shkop magjik. Duhet gjashtë muaj për të mësuar fërgesën, jo futbollin. Në këto kushte, Tirana po vuan”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!