Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, pasi lëvizte i armatosur.
Gjatë aksionit policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.
“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën “Dine Hoxha”, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Driver 2”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi 42 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/