Të paktën 10 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën për shkak të bombardimeve izraelite në fshatin Ain Yaqoob, në pjesën veriore të Libanit, sipas një raporti të përkohshëm të lëshuar nga kreu i komunitetit.
Ekziston frika se numri i viktimave do të jetë më i madh.
Është hera e parë që nga fillimi i luftës kundër Hezbollahut që Izraeli ka nisur një sulm ajror në këtë zonë, e cila ndodhet në skajin verior të Libanit, rreth 150 kilometra nga kufiri./abcnews.al