Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se Forcat e Ukrainës janë të angazhuara kundër afro 50,000 trupave në rajonin Kursk të Rusisë.
Në reagimin e tij në platformën X, presidenti ukrainas shprehet se trupat ukrainase vazhdojnë të zbrapsin forcat ruse në zonë.
Më tej shton se Ukraina do të forcojnë pozicionet e saj në frontet e Pokrovks dhe Kurakhove në lindje, ku gjithashtu po zhvillohet luftime intensive.
Lufta e Rusisë në Ukrainë po hyn në atë që disa zyrtarë thonë se mund të jetë akti i saj përfundimtar pasi forcat e Moskës përparuan me ritmin më të shpejtë që nga ditët e para të luftës, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të kenë një president të ri në janar të vitit që vjen.
Republikani Donald Trump, i cili do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, ka thënë gjatë fushatës së tij se ai mund të sjellë paqen në Ukrainë brenda 24 orësh, por nuk ka dhënë detaje se si mund ta realizonte këtë objektiv.
/abcnews.al/