Fitorja do të bënte të qarta shumë gjëra për “luftën” e titullit kampion, ama një barazim mes “gjigantëve” kë gjithçka të hapur.
Inter e Napoli kanë mbyllur siparin e javës së 12-të të Serie A, me “gjigantët” e futbollit italian, që nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1, në “mitikun” e “Guiseppe Meazza”, në sy të 80,018 tifozëve të pranishëm.
Të parët që kaluan në avantazh ishin “Blutë” e Napoli të cilët gjetën rrugën e rrjetës me anë të skocezit Scott McTominay, në minutën e 23’-të, teksa vetëm 20 minuta më vonë Hakan Çalhanoglu barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në minutën e 74’-t pati mundësin e artë për të siguruar fitoren, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Falë këtij triumfi, Napoli ngjitet në kuotën e 26 pikëve, teksa ndiqet nga Atalanta, Fiorentina, Lazio e Inter, me nga 25 pikë, ndërsa menjëherë tyre vjen Juventus me 24 pikë. /i.m /abcnews.al