Donald Trump: Do të nisim deportimet masive pavarësisht kostos

schedule22:33 - 7 Nëntor, 2024

schedule 22:33 - 7 Nëntor, 2024

Donald Trump thotë se do të vazhdojë me planin e deportimeve masive që ka shpallur prej kohësh, pavarësisht kostos.

Në një intervistë për NBC News, ish-presidenti amerikan tha se “nuk është çështje çmimi. Me të vërtetë nuk është. Nuk kemi zgjedhje. Njerëzit që kanë vrarë, trafikantët e drogës që shkatërruan shtete, tani do të kthehen në ato vende sepse ata nuk do të qëndrojnë këtu. Nuk është një çështje – nuk ka çmim”.

Vlerësimi konservator i Këshillit Amerikan të Imigracionit për kostot e planit është 315 miliardë dollarë.

Ai tha se i është dhënë një mandat për “të rikthyer sensin e zakonshëm në vend”.

Presidenti i zgjedhur vazhdoi të përshkruante bisedat me Joe Bidenin dhe Kamala Harrisin si “telefonata shumë të këndshme, shumë respektuese nga të dyja palët”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!