‘Fëmijët e magjepsur’ është shfaqja më e re që sjell në skenë aktorët e vegjël të talentuar.
E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, regjisorja Najada Elmazi dhe dy nga aktorët kanë ndarë detaje nga shfaqja. Ajo ka thënë se kanë gati tre muaj që bëjnë prova dhe fëmijëve i është dhënë liri në anën e fantazisë.
Sipas Najadës, janë kombinuar tre zhanre, këndimi, kërcimi dhe aktrimi.
“Është një shfaqje që ka zgjatur tre muaj, pasi këta janë fëmijë dhe u janë dashur provat. Unë si regjisore kam dashur të gjejë pikat e tyre më të forta dhe të kenë rolin. Nuk ka qene një rol i përcaktuar më parë. I kemi dhënë pak liri në anën e fantazisë.
Është një shfaqje e kombinuar e tre zhanreve, këndim, kërcim dhe aktrim. Kemi lënë hyrjen e lirë që të mos kufizojmë askënd dhe prindërit të kenë mundësinë t’i sjellin fëmijët.
Shfaqja zgjat gati 1 orë dhe fëmijët janë profesionistë në këtë rast, pasi kanë bërë prova dhe i kemi trajnuar.
Shfaqja është ditën e shtunë në orën 10:00 në Universitetin e Arteve”, u shpreh ajo./abcnews.al