Maduro njoftoi një fillim të ri në marrëdhëniet me Amerikën/ Venezuela uroi Trump për fitoren e tij

schedule08:19 - 7 Nëntor, 2024

schedule 08:19 - 7 Nëntor, 2024

Qeveria e Venezuelës ka uruar kandidatin republikan Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Presidenti Nicolas Maduro tha se fitorja e Trump ishte një “fillim i ri” për marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.

Nuk dolëm mirë në mandatin e parë të Donald Trump, por ky është një fillim i ri për ne”, tha Maduro për një media lokale, shkruan Reuters. Marrëdhënia mes Maduros dhe Trump më parë ishte plot tension.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump vendosi sanksione të ashpra ndaj Venezuelës, veçanërisht në industrinë e naftës. Maduro i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Amerikën në vitin 2019. Administrata e presidentit aktual Joe Biden lehtësoi shkurtimisht sanksionet e Trumpit, por më vonë i rifuqi ato, duke deklaruar se manipulimi i zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë në korrik të këtij viti i bëri plotësisht të pakuptimta pretendimet e Maduros për fitore dhe se mundësitë për futjen e sanksioneve të reja po shqyrtohen me kujdes./abcnews.al