Një 46 vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi akuzohet për dhunë në familje.
“Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Gjykata e Firences e akuzon për veprën penale “Dhuna në familje”.” njofton policia. /abcnews.al