Rama: Të fortët si prokurorë e gjyqtarë kanë në dorë vijën bregdetare

schedule13:09 - 25 Nëntor, 2019

schedule 13:09 - 25 Nëntor, 2019

Regjim i ri në vijën bregdetare është një tjetër prioritet i kryeministrit Rama, që sipas tij  u është marrë qytetarëve dhe ka mbetur në dorë të të fortëve, që janë prokurorë e gjykatës.

“Sa të fortë e kanë në dorë vijën bregdetare, jo të fortë si persona me precedentë penale, por të fortë të tipit si prokurorë. Sikur ta dini se sa prokurorë disponojnë të drejta mbi vijën bregdetare është të vësh duart në kokë, flasim për gjykatës që bëjnë gjykatës në orën e punës dhe marrin qira për mijëra euro metra katrorë plazh, këta të fortë. Po punojmë  për ligjin e ri dhe regjimi mbi vijën bregdetare do të ndryshojë plotësisht”.

Rama tha se të gjitha shtëpitë në fshat do të legalizohen, ndërsa të gjitha tokat që nuk janë në konflikt do t’u jepen njerëzve. Kryeministri paralajmëroi se nga legalizimi përjashtohen ata që kanë ndërtuar në akset kombëtare dhe nuk kanë asnjë shans për të marrë lekë shpronësimi atje ku nuk u takon.

“Mbyllja e procesit të legalizimeve për shtëpitë, dhe legalizimi përfundimtar i tokës bujqësore, dhënia fund e torturës në Malësinë e Madhe, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Gjirokastër, që nuk  e njohin 7501, nuk e njohin nuk e duan dhe nuk kane konflikte. Janë kthyer në tokat e të parëve, kanë dakordësi për kufirin po as e shesin dot, as e zhvillojnë dot, as nuk përfitojnë nga mbështetja e BE për grante e kredi se janë pa titull pronësie. 30 vjet. Unë bëj 6 vite mbledhje si zgjidhet kjo dhe  dhe sa herë dal i paqartë. Të gjitha tokat që nuk janë në konflikt duhet t’u jepen njerëzve. Historia e legalizimeve është histori sukses në një aspekt. Shtëpitë në fshat do legalizohen të gjitha. Shtëpitë në qytet, aty ku janë të palegalizueshme do regjistrohen. Me përjashtim të akseve kombëtare që nuk mund të ketë legalizim e shpronësim, regjistrim e asgjë, pasi nuk ka shans njeri që t’i marrë lekë buxhetit të shtetit për të mbajtur peng aksin kombëtar, nuk ka asnjë shans. Ça ti them unë saj zonjës së Unazës së re që tha se qeveria e poshtër më dha 130 mln lekë, po sa donte zonja”. /abcnews.al