Rrufeja vret 14 fëmijë në një kamp refugjatësh në Ugandë

schedule15:05 - 3 Nëntor, 2024

schedule 15:05 - 3 Nëntor, 2024

Një goditje nga rrufeja në një kamp refugjatësh në Ugandë ka vrarë 14 persona, ka njoftuar policia e vendit. Sipas policisë, nga goditja 34 të tjerë kanë pësuar lëndime. Një zyrtar bëri të ditur se të gjithë ata që vdiqën ishin fëmijë.

Siç raportohet, incidenti ndodhi në vendbanimin e refugjatëve Palabek në veriperëndim të vendit, shkruan BBC

Kohët e fundit në zonë janë parë reshje të dendura shiu me vetëtima. Palabek është shtëpia e më shumë se 80,000 refugjatëve dhe azilkërkuesve, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së.

Shumë prej tyre janë nga Sudani Jugor fqinj. Katër vjet më parë, rrufeja vrau 10 fëmijë në qytetin Arua, gjithashtu në veriperëndim të Ugandës. Fëmijët u goditën teksa po luanin futboll.