Të paktën 7 persona, mes të cilëve 5 fëmijë, një oficer policie dhe një kalimtar i rastit, u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në një shpërthim në provincën jugperëndimore të Balochistan në Pakistan.
Autoritetet konfirmuan numrin e viktimave: mosha e fëmijëve të vdekur ishte nga 5 deri në 12 vjeç. Shpërthimi ndodhi pranë një shkolle të mesme vajzash në Mastung dhe kishte për qëllim një furgon policie.
Sipas asaj që rezultoi, një bombë me telekomandë e vendosur në një motoçikletë u shpërthye pranë automjetit të policisë. Të plagosurit, mes të cilëve 4 efektivë, u transportuan në spitalet e afërta për trajtim.
Balochistani është vendi i një kryengritjeje të gjatë, me një numër grupesh separatiste që kryejnë sulme kryesisht kundër forcave të sigurisë. Grupet, duke përfshirë Ushtrinë Çlirimtare Baloch, po kërkojnë pavarësi nga qeveria qendrore./abcnews.al