Shembet tenda në stacionin hekurudhor në Serbi, 8 të vdekur

schedule16:03 - 1 Nëntor, 2024

schedule 16:03 - 1 Nëntor, 2024

Tetë persona kanë humbur jetën pas shembjes së një tende në stacionin hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, raportojnë mediat vendase.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç tha se dy persona janë dërguar në spital, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë. Ai tha gjithashtu se ekipet e shpëtimit janë në kontakt me dy persona që janë ende nën rrënoja dhe se po punojnë për t’i nxjerrë të gjallë.

Tetë trupa janë nxjerrë nga nën rrënoja, dy persona janë në spital, por gjendja e një personi është shumë e rëndë dhe këmbët i janë amputuar. Jemi në kontakt me dy persona nën rrënoja. Aktualisht po punojmë për nxjerrjen e tyre.”, tha Daçiç./abcnews.al