Sektori i ujsjellës –kanalizimeve do të ketë një mbështetje më të lartë financiare për vitin e ardhshëm.Në projektbuxhetin për vitin 2025 është parashikuar një fond prej 11.3 miliardë lekësh ose rreth 500 mln lekë më shumë se një vit më parë. Shuma e parashikuar përbën rreth 10% të buxhetit të total të parashikuar për investime.
Por përtej kësaj , janë parashikuar edhe 2.2 mld lekë investime në ujësjellës e rrejt kanalizimesh, ku përfshihen grantet dhe kreditë e marra duke e çuar nw total nw 13.5 mld fondin. Në fokus do të jetë zgjerimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve.
Në vëmendje është sidomos përmirësimi i furnizmit me ujë të pijshëm sidomos në zonat bregdetare si një masë kjo për të mbështetur më tej sektorin e turizmit.Furnizimi me ujë përgjatë bregdetit pritet të arrijë në 22 orë/ditë në vitin 2027 nga 20 orë në ditë në vitin 2025.
Po ashtu një sërë masash janë marrë edhe për të ulur humbjet në rrjet .Pritshmëritë janë që reduktimi i humbjeve në rrjet në nivel kombëtar të arrij në masën 52% në vitin 2027 nga 60% që parashikohet në vitin 2025. Po ashtu Sasia e ujit të faturuar synohet të arrihet në 120 litër/ frymë/ditë në vitet 2025- 2027.
Aktualisht shoqëritë e ujsjellës kanalizimeve kanë kaluar në një administrim të ri ku është pjesë edhe shteti.Kjo ka sjellë efkte në përmirësimin etreguesve si në rritjen e faturimeve por edhe në uljen e humbjeve në rrjet.