Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut ka paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të lëshojë një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) apo të kryejë një tjetër provë bërthamore përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Duke folur me gazetarët pas bisedimeve në Uashington me homologun e tij amerikan Lloyd Austin, Kim Jong-hyun tha se e konsideronte “shumë të mundshme” që Pheniani të bënte një lëvizje të tillë “gjatë periudhës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, para ose pas”.
Mund të jetë “ose nisja e një ICBM ose testi i tyre i shtatë bërthamor”, tha ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut./abcnews.al