Bllokimi i rrugës nga militantët dhe drejtuesit vendorë të PD në Levan, është shoqëruar sot me veprimet e policive vendore ne Gjirokastër, Tepelene e Memaliaj.
Ne Memaliaj janë shoqëruar ne Stacionin Policor dhe pyetur kryetari i PD Bujar Kapllani dhe katër anëtarë të kryesisë se kësaj partie.
Në Tepelenë kreu i PD Malo Sadikaj se bashku me 3 anëtarë kryesisë pjesëmarrës në proteste, ndërsa ne Gjirokastër janë shoqëruar kryetari i PD Eri Shehaj, Dasho Aliko anëtar i Kryesisë se PD ne qendër dhe dy pjesëtarë te kryesisë vendore te PD.
Drejtuesit e PD janë marrë në pyetje në harkun kohor prej 30 minutave nga ku kanë dhënë arsyet e pjesëmarrjes në bllokimin e rrugës ndërkohë, që do të procedohen penalisht në gjendje të lirë për bllokim të akseve nacionale dhe prishjes së rendit dhe qetësisë publike.