Hamasi i hapur për marrëveshje me Izraelin, kërkon përfundimin e luftës në Gaza

schedule23:10 - 29 Tetor, 2024

schedule 23:10 - 29 Tetor, 2024

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka deklaruar se grupi militant po shqyrton propozime të reja nga ndërmjetësuesit për t’i dhënë fund luftës në Gaza – por ka theksuar se çdo marrëveshje duhet të përfshijë tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga enklava.

Në një fjalim televiziv, Sami Abu Zuhri shtoi se bllokada e udhëhequr nga Izraeli duhet të marrë fund, ndihmat duhet të lejohen pa kufizime dhe pengjet izraelite të shkëmbehen me të burgosurit palestinezë.

“Lëvizja ka konfirmuar se është e hapur për çdo marrëveshje ose ide që i jep fund vuajtjeve të popullit tonë në Gaza dhe arritjen e një armëpushimi të përhershëm, si dhe tërheqjen e pushtimit nga e gjithë Gaza”, tha ai.