Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i ka dërguar një letër kryeministerit izraelit Benjamin Netanyahu në shenjë proteste kundër legjislacionit të ri izraelit që ndalon agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), raporton The Guardian.
Guterres nënvizoi në letrën e tij “çështjet e së drejtës ndërkombëtare që janë ngritur nga ky ligj”, duke shtuar se do të kishte një “ndikim shkatërrues në situatën humanitare të palestinezëve në territorin e pushtuar” nëse zbatohet.
Ligji për të ndaluar agjencinë UNRWA u miratua një ditë më parë nga Izraeli.
Legjislacioni i ka alarmuar Kombet e Bashkuara dhe disa nga aleatët perëndimorë të Izraelit, të cilët druhen se ai mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen e rënduar humanitare në Gazë, ku Izraeli është duke e luftuar tash e një vit Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./abcnews.al