Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se asgjë nuk mund të justifikojë vdekjet e civilëve në Rripin e Gazës dhe se sulmet duhet të ndalen, transmeton Anadolu.
Në një fjalim në parlamentin maroken, Macron foli për sulmet që Izraeli vazhdon prej mase një viti kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.
“Asgjë nuk mund të justifikojë vdekjen e kaq shumë civilëve në Gaza. Vazhdimisht kemi bërë thirrje për armëpushim në Gaza, lirimin e pengjeve izraelite, mbrojtjen e popullit dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës”, tha presidenti francez.
Macron vuri në dukje se edhe në Liban nevojitet armëpushim dhe se rreth kësaj çështjeje po punojnë me SHBA-në dhe aleatët e tjerë.
Gjithashtu presidenti francez vuri theksin se ka kërkuar të ndalohet eksporti ushtarak (ndaj Izraelit) për të ndaluar sulmet në Liban dhe Gaza.