Pentagoni: Ukraina nuk do të ketë kufizime për të përdorur armët amerikane kundër koreano-veriorëve

schedule18:01 - 28 Tetor, 2024

schedule 18:01 - 28 Tetor, 2024

“Nuk do të ketë kufizime të reja në përdorimin e armëve amerikane kundër forcave të Koresë së Veriut në Ukrainë, nëse ato hyjnë në luftime kundër forcave ukrainase,” tha Pentagoni, ndërsa vlerësohet se rreth 10,000 trupa të Koresë së Veriut janë vendosur në Rusinë lindore.

“Disa nga këto trupa tashmë janë afruar me Ukrainën dhe ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar se Rusia synon t’i përdorë këto trupa në luftime ose për të mbështetur operacionet luftarake kundër forcave ukrainase në rajonin e Kurskut “, tha zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte konfirmoi dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi, duke theksuar se ky është një “përshkallëzim” dhe një “zgjatje e rrezikshme e luftës”.

“Mund të konfirmoj se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe se njësitë ushtarake të Koresë së Veriut janë vendosur në rajonin e Kurskut ”, tha Mark Rutte nga Brukseli./abcnews.al