Po bën xhiron e botës, Princi Charles përballë një burri lakuriq

schedule12:42 - 24 Nëntor, 2019

schedule 12:42 - 24 Nëntor, 2019

Princi Charles i Uellsit, prej disa ditësh ndodhet në një vizitë zyrtare në Zelandën e Re.

Mirëpo gjatë kësaj vizite Princi është vënë në siklet. Gjatë turit, ai është pritur nga një burrë lakuriq, ndërsa 71 vjeçari ka bërë një fytyrë paksa të habitshme.

Ndërkohë, mediat e huaja bëjnë me dije se kjo është pjesë e traditës dhe burri i zhveshur është një ushtar Maori.

Në këtë udhëtim, Charles shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Camilla. Por kjo e fundit nuk ishte e pranishme në momentin kur Princi u prit në këtë mënyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!