Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lushnjës. Mësohet se një i ri i dehur ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë, 55-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku po merre trajtimin nga mjekët.
“23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur me automjet, shtetasin 55 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al