Një 24-vjeçar është arrestuar në Fier në kuadër të operacionit policor të koduar “Dozat”.
I riu u vu në pranga pasi shiste doza kanabisi në zona të ndryshme në qytet.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al


