Këngëtari me famë botërore, Liam Payne kishte konsumuar droga të shumta duke përfshirë kokainën dhe metamfetaminën ditën kur ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë dhe humbi jetën tragjikisht.
Sipas raporteve fillestare toksikologjike, në trupin e yllit të pop-it është gjetur një koktej droge i quajtur “kokaina rozë”, që përmban metamfetaminë, ketaminë dhe MDMA, si dhe kokainë dhe benzodiazepinë. Megjithatë këto të dhëna nga autopsia janë raportuar nga mediat ndërkombëtare të cilat citojnë burime të sigurta. Rezultatet përfundimtare të toksikologjisë nuk pritet të bëhen publike për disa javë.
Autopsia e Payne konfirmuan se “lëndimet fatale” ishin në përputhje me rënien e tij trekatëshe nga dritarja e hotelit. Prokurorët kanë përjashtuar përfshirjen e ndonjë personi tjetër.
Këngëtari britanike dhe ish-anëtari i “One Direction” vdiq javën e kaluar në moshën 31-vjeçare, pasi u rrëzua nga një dhomë hoteli në katin e tretë në Buenos Aires.
Kokaina rozë është një drogë sintetike ilegale që është bërë një shqetësim në rritje në disa vende të botës. E njohur edhe si tuci ose tusi, kokaina rozë është një përzierje drogash të ndryshme. Është zakonisht një përzierje e ketaminës, MDMA dhe kafeinës dhe vjen në trajtën e pluhurit rozë.