Arrestimi i Metës/ Laci: S’mund të dilte nga makina “si lepuri”! Llabani: Në materialet hetimore edhe video 700 mijë euro, Meta-Prifti!

schedule22:11 - 21 Tetor, 2024

schedule 22:11 - 21 Tetor, 2024

Gazetari Dritan Laci foli në emisionin “360 Gradë” në ABC News, për arrestimin e Ilir Metës. Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjatë intervistës, Dritan Laci komentoi edhe momentin e arrestimit të Metës, për të cilën tha se ai donte të tregonte që mund të dorëzohej aq lehtë.

“Ilir Meta nuk mund të pranonte që vetë të dilte nga makina pa një demonstrim force. Nuk mund të dilte si lepuri aq kollaj, dhe ai tregon një akt të tij. Edhe ai vetë do të tregojë që në fund të fundit jam Ilir Meta. Atë që e ka thënë gjithmonë…Janë disa episode, është një telefon që ka komunikime nga vite 2013 e më pas në mos gaboj. Në telefon ka biseda konkrete, pra nuk flitet vetëm për CEZ/ DIpor për disa episode që i janë shtruar dosjen e hetimore që ka krijuar pazëllin e provave”, u shpreh Dritan Laci.

Nga ana e saj gazetarja Anduena Llabani, u shpreh se në dosjen e SPAK janë gati pesë episode ku të cilat Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të mbajnë përgjegjësi. Mes të cilave tha Llabani është edhe rasti i videos prej 700 mijë euro Meta-Prifti.

“Në dosje renditen pesë episode për të cilat Meta dhe Kryemadhi do të mbajnë përgjegjësi penale. Në materialin hetimor bëhet fjalë edhe për videon prej 700 mijë euro Meta-Prifti”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/