Arrestimi i Ilir Metës/ Çika: Fryt i drejtësisë së re, po “sulmon” të gjithë krahët e politikës

schedule13:27 - 21 Tetor, 2024

schedule 13:27 - 21 Tetor, 2024

Fryt i punës së drejtësisë së re e ka konsideruar eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika, arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çika u shpreh se drejtësia e re po “sulmon” të gjithë krahët e politikës.

“Ka një valë arrestimesh nga drejtësia e re, është drejtuar nga të gjithë kahët e politikës. Investimi po jep rezultate të frytshme, që kanë qenë të dëshirueshme nga shoqëria dhe aleatët ndërkombëtare. Edhe klasa politike ka pasur mbështetje për këto institucionet, tani po shihen frytet.

Këto zhvillime do kenë impakt të jashtëzakonshëm në procesin zgjedhor. Do ketë konfirguime politike që do jenë të ndryshme nga ato që jemi mësuar tashmë”, theksoi ai ndër të tjera./abcnews.al