Një 41-vjeçare ka humbur jetën në Burrel, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga një zjarr.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës, rreth orës 10:00. Si pasojë e flakëve dhe tymit, 41-vjeçarja Fitije Cani është asfiksuar dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al