Kometa e shekullit që ndezi qiellin në mbarë botën/ Astrofizikanti Caca: Në Shqipëri nuk e pashë dot, e pengonin retë

schedule09:23 - 21 Tetor, 2024

schedule 09:23 - 21 Tetor, 2024

Astrofizikanti Enkelejd Caca thotë se kometa A3, e cila ndezi qiellin në mbarë botën, nuk u arrit të shihej në vendin tonë, pasi e pengonin retë.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Caca u shpreh se është viti i dytë radhazi që kemi kometë nga skaji i resë së oortit.

“Një kometë është një shkëmb, objekte me të cilat është mbushur sistemi ynë diellor. Përbëhet nga një mori objektesh, nga nxehtësia e diellit, kometa avullon. Këto janë kometa që kanë orbitë shumë të gjatë. Dielli ka ndikim të jashtëzakonshëm. Reja e oortit është në formë sferike, këto janë objektet e para që po shohim. Në përgjithësi, kometat humbasin masë. Kur të kthehet pas 8 mijë vjetësh, do të ketë humbje. Kometa është një hiç i dukshëm, bishti i një komete mund të shkojë me kilometra. Bishti është në kah të kundër të diellit. Atmosfera e Tokës është më e dendur. Ka dy vite rresht që kemi kometë nga skaji i resë së oortit. Do 40 mijë vjetë të shkojë dhe 40 mijë vjet të vijë”, theksoi ai./abcnews.al