Gjykoi 6000 kërcimtarë dhe grupe nga e gjithë bota/ Murra: I vetmi shqiptar që kam qenë në një juri të tillë

schedule08:57 - 21 Tetor, 2024

schedule 08:57 - 21 Tetor, 2024

Koreografi Andi Murra ishte pjesë e jurisë të kampionatit më të madh të në Europë të kërcimit.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Murra u shpreh se ai është i vetmi shqiptar që ka qenë pjesë e një jurie të tillë.

“Kampionati ka zgjatur 8 ditë. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonkshme. Këtë vit u zhvillua në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Me vulën time shpalleshin kampionë grupe nga vende të ndryshme të botës. Këto janë shkolla kërcimi nga vende nga e gjithë bota. Ka shumë kampionate që janë bërë, këta motivojnë të rinjtë. Kampionatet janë diçka që të motivojnë. Unë po luftoj shumë, sepse Shqipëria nuk ka një kampionat kombëtar. Berati nuk ka shkollë kërcimi, në Fier e kemi hapur ne, në Vlorë nuk ka staf. Në juri ishte 8 veta, ishim ndarë në pozicionet që kishim. Unë kam qenë për street dance”, theksoi ai./abcnews.al