Më shumë se 50 persona janë vrarë në disa sulme izraelite në Rripin e Gazës në më pak se 24 orë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një spital indonezian në Beit Lahia u godit dhe se ushtria qëlloi mbi ndërtesën e spitalit dhe oborrin e tij, duke shkaktuar panik tek pacientët dhe stafi.
Në qendër të Gazës, të paktën 10 njerëz u vranë, duke përfshirë dy fëmijë, kur një shtëpi në qytetin e Zawayda u godit.
Në një sulm tjetër, 11 persona nga e njëjta familje u vranë në kampin e refugjatëve Magazi.
Gjatë natës nga e premtja në të shtunën, të paktën tre shtëpi u goditën në veri të Gazës, duke vrarë 30 njerëz, më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë.
Shtëpitë u goditën gjithashtu në Jabalia dhe të paktën 80 njerëz u plagosën.
Sulmet izraelite kanë shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, duke zhvendosur rreth 90 për qind të 2.3 milionë banorëve të saj, shumica pa ushqim, ujë, ilaçe apo karburant.
Një dron i nisur mëngjesin e kësaj të shtune nga Libani goditi rezidencën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Sipas ushtrisë izraelite, 55 raketa janë lëshuar nga Libani në dy sulme në veri të Izraelit. Disa u kapën, tha ushtria, dhe nuk kishte raportime për viktima.
Ushtria izraelite njoftoi se në qytetin e Bint Jail në Liban, vrau edhe zëvendëskomandantin e Hezbollahut që mbikëqyrte sulmet ndaj Izraelit.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se dy persona u vranë kur Izraeli qëlloi nga ajri drejt një makine. Nuk dihet ende se kush ishte në të./abcnews.al