Plazhet publike/ Sota: Duhet të kenë hapsira të caktuara. Duro: Hapim aplikimet për stacionet e reja të menaxhimit të plazheve

schedule20:40 - 18 Tetor, 2024

schedule 20:40 - 18 Tetor, 2024

Dionis Sota nga Shoqata Arta, thotë se plazhet publike duhet të kenë hapësirë të caktuar, ku të respektohen edhe interesat e biznesit.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Sota u shpreh se një nga problematikat e turizmit, ka të bëjë edhe me punësimin.

Ndërsa drejtoresha e Zhvillimit të Turizmit në ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Herida Duro deklaroi se ka një rregullore për rregullimin e kësaj situate, e cila do të bëjë më mirë menaxhimin e plazheve.

Sipas saj, në 10 nëntor, do të hapen aplikimet për stacionet e reja të menaxhimit të plazheve.

Dions Sota: Unë kam qenë një partizan për çlirimin e hapësirave publike në plazh, e ndarjes 50% me 50%, por duhet të respektojmë edhe interesat e biznesit. Duhet të jemi në garë kualitative me fqinjët tanë, si Italia dhe Greqia, duhet të mësojmë nga eksperienca e tyre. E kemi ne këtë luks tashmë, ne të marrim eksperiencat tona dhe të ecim përpara. Është nismë shumë e mirë që bashkitë të marrin në dorë hapësinrën pulbike dhe ta menaxhojnë. Janë në një nivel organizativ më të lartë dhe më të përqëndruar. Është e vërtetë. Jemi para sezonit të ardhshëm, një nga problematikat në sektorin e turizmit, ka qenë pjesa e stafeve, punësimin dhe ky shërbim, që nuk është i menaxhueshëm nga bizneset në terren, nga ana e bashkive do të ishte vërtet lëvizje e duhur dhe e saktë përgjatë bregdetit të plazheve. Lirshmëria e plazheve është element shumë i rëndësishëm. Plazhet duhet të kenë hapësirë të lirshme.

Herida Duro: Kemi një vendim, rregullore të Këshillit të MInistrave, qartëson të gjitha situatat. Problematika është adresuar, ajo që ne vumë re dhe nisi si nevojë imediate, na solli rimodelimin dhe rimenaxhimin të stacionit të plazhit. Shezlonget të mos jenë veprimtaria kryesore e këtyre parselave të plazhit. E zgjidhëm në mënyrë imediate nëpërmjet VKM. Pritet që rreth 10 nëntor të hapen aplikimet për stacionet e reja të menaxhimit të plazheve, do u jepet në formatin më legjitim të mundshëm atyre që janë certifikuar nga Ministria e Turizmit.

Lavdërim Hoxha: Shqipëria ka pasur edhe më parë strategji kombëtare të turizmit, por tani meriton një analizë të veçantë dhe të mirëfilltë. Vura re, një frymë ndryshe, kryefjala e kësaj strategjie, është fjala qëndrueshmëri. Qëndrueshmëria është ajo që ka më shumë peshë. Janë identifikuar problematikat që aktorët e ndryshëm të turizmit kanë hasur ndër vite. Është fakti që kjo analiza është analizuar në bazë të datave, ka një analizë të mirëfilltë të bazuar në shifra. Ajo që ne kemi pasur vështirësi, çfarë shkruhet në një strategji dhe se çfarë tregu bën, ka qenë e ndryshme. Unë do theksoja se një problem i rëndësishëm ka qenë fakti sesa aktorët ndërveprojnë dhe e shohin këtë partineritet si të rëndësishëm për ta çuar turizmin në një sukses të mëtejshëm/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!