Gara presidenciale në SHBA/ Ish-presidenti Jimmy Carter zgjedh të preferuarin e tij

schedule08:18 - 17 Tetor, 2024

schedule 08:18 - 17 Tetor, 2024

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter ka votuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Carter hodhi votën me postë të mërkurën, sipas zëdhënësit Matthew De Galan, shkruan cnn.

Ai raportohet se ka votuar për zëvendëspresidenten Kamala Harris, kandidaten demokrate për presidente. Kandidatja demokrate  ka marrë mbështetjen edhe të ish-presidentëve, Bill Clinton dhe Barack Obama.

Zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e martë), por në disa shtete ka filluar procesi i votimit, i cili njihet edhe si “votimi i hershëm”.