Partitë e reja/ Mediu: Me kodin aktual, do ta kenë të vështirë. Duhet të krijohet një koalicion

schedule22:48 - 16 Tetor, 2024

schedule 22:48 - 16 Tetor, 2024

Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu thotë se partitë e reja e kanë të vështirë të garojnë në zgjedhje me kodin aktual zgjedhor.

Në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, Mediu u shpreh se duhet bashkëpunim mes partive, në mënyrë që votat e marra të përkthehen në mandate.

“Kam vetëm një shqetësim. Kur ti krijon një subjekt politik, është për çfarë qëllimi e krijon. Nëse ky subjekt politik ekziston vetëm për interesin e atij që e krijon, për të bërë një pazar diku, kjo nuk është në të mirën e shoqërisë. Në kushtet e këtij Kodi Zgjedhor që ne kemi, votat që merren nga këto subjekte politike dhe nuk kthehen në mandate, shkojnë dyfish në favor të mahzorancës. Ne jemi në kushte të vështira përballë një mazhorance. Duhet të ketë një lloj uniteti politik nga krahu tjetër. Nuk shkrihen asnjëherë. Unë nuk dua të bëj një parashikim, por dua të them një gjë, nëse ndërtohet koalicion i partive të vogla dhe kthehen në mandate, kjo nuk ka asgjë të keqe. Në një politikë të polarizuar, në një shoqëri që ka ikur nga sytë këmbët, të kërkosh të prodhosh diçka të bukur nga e para, është e vështirë.

Një bashkëpunim politik i të gjithë subjekteve do ishte e mirë. Rama nuk përfill as PS, as kushtetutën, as ligjin. Si Berisha dhe kushdo tjetër ka detyrë të kontribuojë për riorganizimin e së djathtës. Ai nuk ka salduar fitoren, ai ka salduar manipulimin, E para, nuk ka reformë zgjedhore. Duhet të ketë rëndësi, sa jam unë i zoti të ndikoj me votën time për ndryshimin e situatës”, theksoi ai./abcnews.al