Hetime në Spanjë, lidhje të mundshme mes separatistëve katalanas dhe shërbimeve ruse

schedule11:45 - 23 Nëntor, 2019

schedule 11:45 - 23 Nëntor, 2019

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të vërtetuar lidhjet mes separatatistëve katalanas dhe shërbimeve ruse, me pretendimin se këta të fundit kanë pasur rol aktiv në trazirat që përfshinë Katalonjën.

Në Spanjë, gjykatësi Manuel Garsia Kastelon ka nisur hetimet për një lidhje të mundshme mes separatistëve katalanas dhe shërbimeve ruse, në mënyrë të vecantë me shërbimin ushtarak të inteligjencës Gru, rreth trazirave në Katalonjë.

Dyshohet se aktivitetet për destabilizimin e Spanjës janë ndihmuar nga njësia ushtarake elitare ruse 29155. Një nga të dyshuarit është zyrtari i Gru me identitetin e rremë të Sergej Fedotov.

Ky i fundit ka qenë dy herë në Bracelonë, herën e fundit në shtator të 2017-ës, dy ditë para referendumit për pavarësinë nga Spanja. Hetuesit spanjollë kanë gjetur tashmë disa liddhje mes separatistëve katalanas dhe agjentëvevrusë.

Në mënyrë të vecantë, Víktor Terradelas, një person shumë pranë Çarls Puixhdemon, ish presidentit të Katalonjas, madje ka qenë këshilltari i tij për marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai e shtyu ish presidentin që të shpallë pavarësinë e Katalonjës.

Në një nga mesazhet e dërguara në Whats app Terradelas e kishte siguruar Puixhdemon se kishte mbështetjen e një të dërguari të presidentit rus Vladimir Putin./abcnews.al