Aksident i pesëfishtë në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një i plagosur

schedule20:39 - 14 Tetor, 2024

schedule 20:39 - 14 Tetor, 2024

Një aksident i pesëfishtë është shënuar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë fshatit Gjorem.

Pesë automjete janë përfshirë në aksident, ku për pasojë është plagosur njëri nga drejtuesit por nuk ka rrezik për jetën.

Sipas raportimeve, njëri prej drejtuesve është me kombësi maqedonase. Policia po heton shkaqet e aksidentit./abcnews.al