Kishte humbur në pyllin e Llogarasë, pas disa orësh kërkime gjendet turisti francez

schedule19:03 - 12 Tetor, 2024

schedule 19:03 - 12 Tetor, 2024

Prej me shumë se tre orësh kërkim, forcat e postës së Policisë së Orikumit dhe ADZM, kanë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore një 30 vjeçar francez, i cili kishte humbur në pyllin e Llogorasë.

I riu francez kishte lëshuar sinjalin Sos rreth orës 15:00, ku menjëherë policia e Orikumit ka shkuar në malin mbi parkun Kombëtar të Llogorasë.

Nga kordinatat që francezi kishte dhënë, e kanë gjetur këtë të fundit. Francezi po dërgohet në postën e policisë së Orikumit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!