Humb jetën ish kryeministri skocez/ Alex Salmond u rrëzua në tokë pa ndjenja gjatë një samiti në Maqedoninë e Veriut

schedule18:51 - 12 Tetor, 2024

schedule 18:51 - 12 Tetor, 2024

Alex Salmond, ish kryeministri i Skocisë ndërroi jetë këtë të shtunë në moshën 69 vjeçare ndërsa po merrte pjesë në një samitin “World Changers Balkan Summit” në Maqedoninë e Veriut.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai ndërroi jetë  dhe u rrëzua në tokë duke rënë pa ndjenja pasi mbajti një fjalim në këtë samit këtë të shtunë.

Alex Salmond kishte shërbyer si kryeministër i Skocisë nga viti 2007 deri në vitin 2014 kur edhe zgjodhi të dorëheiqej nga posti, pasi dështoi të siguronte pavarësinë e Skocisë në referendumin  e vitit 2014.

69 vjeçari Alex Salmond ishte kishte shërbyer në politikë për më shumë se 3 dekada duke drejtuar Partinë Nacionaliste Skoceze nga viti 1990 deri në vitin 2000 dhe më pas sërisht nga viti 2004 deri në vitin 2014.

Pasi u tërhoq nga Partia Nacionaliste Skoceze dhe pasa  akuzave që u bënë ndaj tij për ngacmim seksual, akuza për të cilat u shpall i pafajshëm me vendim gjykate ai themeoi Partinë Nacionaliste Alba të cilën e drejtonte që nga viti 2021.

Dhjetëra politikanë Britanik dhe Skocez kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen  e parakoshme nga jeta të Alex Salmond, ku mes tyre edhe ish kryeministri Britanik Rishi Sunak I cili e quajti Salmond një politikan të madh , për të cilin shkroi se pavarësisht debateve kushtetuese ai mbetet një ndër politikanët më pasionant që ai njihte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!