Nations League/ “Dardanët” ia dalin në transfertë, Zhegrova e Krasniqi nderojnë Kosovën ndaj Lituanisë

schedule16:56 - 12 Tetor, 2024

schedule 16:56 - 12 Tetor, 2024

Është padyshim një fitore e madhe, duke llogaritur edhe faktin që luajnë larg “shtëpisë” së tyre.

Pas triumfit 4-0 në Qipro, “Dardanët” e Kosovës kanë siguruar tre pikëshin e radhës, në UEFA Nations League, teksa këtë herë kanë mundur skuadrën e Lituanisë me rezultatin e ngushtë 2-1.

Edon Zhegrova dhe Ermal Krasniqi ishin protagonistët absolut të fitores në “Dariaus Gireno stadionas”, të Kaunasit, me golat e tyre në minutat 20’ e 65’, ndërsa për vendasit goli i “nderit” erdhi në minutën e 84’-të, nga këmbët e mesfushorit 25-vjeçar, Paulius Golubickas.

Falë këtij rezultati, Kosova ngjitet në vendin e dytë të tabelës së Grupit C2, në Nations League, me 6 pikë, po aq sa Rumania kryesuese, ndërsa pas tyre vijnë Qipro e Lituania me 3 dhe 0 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!