Tre të rinj janë arrestuar në Kamzë si rezultat i një operacioni të koduar “Doses”.
Dy prej të arrestuarve, policia iu gjeti doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin kanabis, e shisnin në doza në zonë.
Ndërsa personi tjetër, ka rezultuar se kishte shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”./abcnews.al