Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin

schedule09:06 - 12 Tetor, 2024

schedule 09:06 - 12 Tetor, 2024

Nikaragua po ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, i cili është kritikuar publikisht nga qeveria e Daniel Ortega për luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës, njoftoi të premten nënpresidentja e vendit.

“Presidenti ynë i ka kërkuar ministrisë së Punëve të Jashtme (…) të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me qeverinë fashiste dhe gjenocidale të Izraelit”, thuhet në deklaratën e nënpresidentes Rosario Murillo.

Në thelb, vendimi është simbolik, pasi tregtia mes dy vendeve është pothuajse inekzistente. Përveç kësaj, Izraeli nuk ka një ambasador në Nikaragua.

Izraeli dhe Nikaragua i kishin rivendosur marrëdhëniet diplomatike më 28 mars 2017 pasi Ortega i ndërpreu ato në 2010.